⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 89.00 ▲0.29%
ARI 3,877 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,498 ▼ -4.38% ETH $1,935 ▼ -4.26% XRP $1.0109 ▼ -2.99% SOL $79.2700 ▼ -2.84%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.00 ▲0.29 % ARI 3,877 ▼0.23 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 89.00 ▲0.29 % ARI 3,877 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

Ibuprofeni apo opioidet? Studimi ngre pikëpyetje mbi trajtimin e dhimbjeve në spitale

Një studim i ri mbi përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjes në spitale nxjerr në pah rëndësinë e vlerësimit individual të pacientëve, duke sugjeruar se ibuprofeni mund të jetë një alternativë e sigurt për personat që nuk paraqesin faktorë të veçantë rreziku për dëmtimin e veshkave.shkruan salute.eu.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar pacientëve nën moshën 60 vjeç, me funksion normal të veshkave, që nuk i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe nuk ndodhen në repartet e kujdesit intensiv.

Ky grup përfshin më shumë se 23 mijë pacientë dhe, sipas rezultateve të studimit, përdorimi i ibuprofenit nuk u shoqërua me rritje të rrezikut për dëmtim të veshkave.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se 87% e pacientëve të këtij grupi u trajtuan me oksikodon, një medikament opioid që përdoret për qetësimin e dhimbjeve.

Përdorimi i këtij ilaçi shoqërohet me efekte anësore dhe mund të krijojë rrezik për zhvillimin e varësisë, edhe pas ekspozimit gjatë një trajtimi spitalor.

Sipas autorëve të studimit, këto rezultate ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si përzgjidhen medikamentet për trajtimin e dhimbjes në spitale.

Ata theksojnë se një vlerësim më i hollësishëm i gjendjes shëndetësore dhe faktorëve individualë të rrezikut mund të ndihmojë në shmangien e përdorimit të panevojshëm të opioideve.

Në këtë drejtim, ibuprofeni dhe antiinflamatorët e tjerë mund të përdoren në mënyrë më të përshtatshme te pacientët që nuk kanë kundërindikacione, ndërsa duhet të shmangen në rastet kur ekziston rreziku i dëmtimit të veshkave apo komplikacioneve të tjera.

Gjetjet e studimit nënvizojnë nevojën për një qasje më të personalizuar në trajtimin e dhimbjes, duke shmangur përdorimin rutinë të medikamenteve më të fuqishme kur ekzistojnë alternativa të përshtatshme dhe më pak problematike.

Megjithatë, autorët theksojnë rëndësinë e vlerësimit mjekësor përpara zgjedhjes së çdo trajtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.