Opinion

‘IDENTIKITI’ qesharak i DIKTATORIT të babëzitur e frikacak

Kastriot Islami

Ai kërkon të “shitet” si ai që s’është në realitet, por edhe si duhet të ishte, duke përdorur një identikit të rremë. Identikiti “prodhohet” fillimisht në median e huaj me anë të disa “këshilltarëve” të komprometuar e të paguar majmërisht me paratë që s’i tregohen publikut vendas, duke i thënë madje atij se gjithçka është bërë falas; një gënjeshtër e madhe që se ha askush. Pastaj pasi është bërë “identikiti” i tij sesi duhet të perceptohet Ai, merret ky “identikit” dhe i hidhet si ushqim publikut shqiptar për ta mashtruar sepse publiku s’duhet të dijë apo të mësojë të “vërtetën” mbi liderin e tij, që është realisht mediokër, mashtrues, i babëzitur e i paaftë për të kryer funksionin e drejtuesit të vendit të tyre… Madje shkohet edhe më tej, pastaj i kërkohet “diktatorit” të sillet si të ishte “identikiti”…

Tre elementë bazë të përdorura për të ndërtuar Identikitin e Dikatorit në komunikimin publik janë menduar të jenë atletet, brekushet e zhgarravinat. Është vendosur përdorimi i këtyre elementëve edhe me këmbënguljen e tij personale, sepse sipas tij kjo i shkon më shumë tipit të tij, duke evidentuar kështu edhe ekzistencën e 3 sëmundjeve të rënda. Është menduar se mënyra e vetme për fshehjen e realitetit dhe mbi të gjitha paraqitjen e liderit të vendit më të varfër në Europë, dhe nga më të korruptuarit e të inkriminuarit të botë, do të ishin duke e paraqitur atë si “ish-basketbollist”, si “ish-piktor” (kryeministri më i mirë në planet mes të gjithë piktorëve të globit dhe piktori më i mirë në planet mes të gjithë kryeministrave të globit) dhe si KM me veshjet më moderne në planet. Ky identikit duhet të vijë nga media e huaj meqë shqiptarët duhet ta perceptojnë ndryshe nga çfarë Ai është në realitet, pra përmes filtrit të medias së huaj; për shkak edhe të kompleksit të inferioritet që shumica e qytetarëve kanë ndaj sajesave të medias së huaj. Më tej, ekipi i propagandës, i ideuar nga ai vetë dhe i drejtuar nga EF do të përpiqej që “identikitin” t’ia hedhë si ushqim të përditshëm shqiptarëve të pashpresë dhe të neveritur nga qeverisja e tij dështake përmes një propagande neveritëse. Synimi i qartë është dyfishtë: i) të fshehë imazhin e tij real e ii) të zhvendosë vëmendjen nga zullumet e qeverisjes e hallet e tyre. Sorry, there are no polls available at the moment.

Elementi kryesor i këtij identikiti është se KM i vendit është ish-basketbollist, gjë që mishërohet tek ATLETET plastike. Ndërkohë qytetarët mendojnë se “imazhi i ish-basketbollistit” bëhet për të justifikuar mbajtjen e atleteve, në fakt për të fshehur vështirësitë në lëvizje për shkak të dhimbjeve të shtyllës kurrizore që ata argumentojnë, edhe nga çfarë kanë dëgjuar nga mjekët, që lidhet i) me probleme të shkaktuara nga hernia diskale e lidhur me gjatësinë e liderit më të gjatë në planet; ii) me përdorimin e substancave eksituese që mund të kenë shkaktuar dobësimin apo dëmtime të kockave të shtyllës kurrizore. Ndërkohë Ekipi i Propagandës e paraqesin përdorimin e atleteve si modernizëm apo shprehje të shijeve të tij personale. Madje sa herë hapet debati për mungesën e seriozitetit në thyerjen e protokolleve zyrtare, ekipi i Propagandës përhap opinionet se e gjithë kjo bëhet e qëllimshme, thjesht si shprehje e modernizmit të tij që të gjithë “inatçorët” vendas e të huaj s’e kuptojnë. Apo disa të tjerë hedhin tezën se ky është kurth mediatik për të zhvendosur vëmendjen nga zullumet e qeverisjes së tij apo nga hallet e vërteta të qytetarëve.

Një element tjetër janë BREKUSHET, tipike shqiptare, por të markave të shtrenjta japoneze. Referuar opinioneve të mjekëve, shumë qytetarë mendojnë se përdorimi i brekusheve në vend të pantallonave të zakonshme, në daljet zyrtare, sidomos në takimet me partnerë të huaj, lidhet me përdorimin e substancave me efekte diuretike. Përdorimi i brekusheve është i pranishëm në ato raste kur personi duhet të qëndrojë gjatë në publik, pra kur ka takime të zgjatura në kohë me qytetarët shqiptarë apo kur i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në takime ndërkombëtare. Përdorimi i brekusheve është futur pas daljes në publik të disa fotove me pantallonat e lagura. Ekipi i Propagandës përdorimin e “brekusheve”, përpiqet ta justifikojë si shije personale të KM që se kuptojnë dot të gjithë anakronikët. Por më shumë ai mund të jetë kurth i qëllimshëm për të zhvendosur vëmendjen e publikut e të ndërkombëtarëve.

Elementi i tretë i identikitit të rremë janë zhgarravinat. “Zhgarravinat” që ai i paraqet si “piktura cilësore” e pjesë të formimit të tij të vetëm, lidhen në thelb me paaftësinë ekstreme për të bërë të piktura, por mbi të gjitha me mungesën e aftësisë për të qeverisur. Personi s’është në gjendje që me interlokutorët seriozë e të përgatitur, vendas e sidomos të huaj, të komunikojë për problemet e qeverisjes dhe përmes përdorimit të “zhgarravinave” tenton të zhvendosë bashkëbisedimin me ta në çështje jashtë qeverisjes. Për më tepër, sipas shpjegimeve të dhëna prej tij, këto zhgarravina janë krijuar, në takime zyrtare me interlokutorë të ftuar prej vetë atij dhe në vend që t’i dëgjonte për çfarë i ka thirrur në takim, bën zhgarravina se gjithçka thonë interlokutorët s’i duken interesante, por në fakt ai gjatë të gjithë kësaj kohe ka qenë absent dhe s’ka kuptuar asgjë për shkak të mediokritetit e paaftësisë. Edhe këtë element Ekipi i Propagandës përpiqet ta paraqesë si dimension ekzibicionist të mënyrës së kryerjes së detyrës së tij që homologët e tij s’mund ta bëjnë dot, por që në realitet ata tallen duke e cilësuar të “marrë” dhe duke mos e marrë seriozisht.. Madje Ai për të bërë të besueshëm qenien “piktor i famshëm” ka shkuar shumë larg: me paratë e taksapaguesve shqiptarë ka organizuar si KM disa ekspozita në vende të ndryshme të botës me të tilla “zhgarravina” apo duke lyer me to muret e zyrave të tij duke i treguar si gjetje që se bën asnjë KM tjetër, thjesht e vetëm se askush tjetër s’mund të jetë aq modern sa Ai…

Natyrisht qytetarët seriozë, por edhe ndërkombëtarët pa përjashtim s’kanë rënë viktima të kësaj propagande bajate duke e lidhur këtë identikit të rremë me faktin e paaftësisë së tij ekstreme për të qeverisur, por kryesisht edhe me sëmundje të tij shumë të rënda. Të gjithë mendojnë në këtë rast s’bëhet fare fjalë për modernizm, por thjesht për sjellje perverse, të një individi të sëmurë, të paaftë e dështak… Të gjithë kanë bindjen se këto përpjekje bëhen për ta shitur atë ndryshe nga ç’është apo si kurth për të zhvendosur vëmendjen nga zullumet e qeverisjes apo hallet e problemet e qytetarëve. Qëndrimi i saktë publikut duhet të pasohet nga braktisja e mëshirimi për të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button