☁️
Tiranë 35°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.27 ▼2.29%
ARI 4,060 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,490 ▼ -2.9% ETH $1,547 ▼ -5.19% XRP $1.0246 ▼ -4.4% SOL $68.8300 ▲ +0.88%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.27 ▼2.29 % ARI 4,060 ▲0.3 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.27 ▼2.29 % ARI 4,060 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Ministri i Jashtëm, Daçiç: Plani franko- gjerman është i papranueshëm për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot në Vjenë se aktet e fundit të Prishtinës kanë për qëllim poshtërimin e popullit serb, gjë që, sipas tij, “tregon se Prishtina nuk dëshiron të respektojë Marrëveshjen e Brukselit”.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Daçiç ka biseduar edhe me shefin e diplomacisë sllovake, të cilin e ka informuar për situatën në Kosovë dhe Metohi, për incidentet, krizën që rrezikon të shpërthejë, shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe kërcënimin për paqen që po bën qeveria e Prishtinës.

“Kjo është tema për të cilën presidenti Vuçiç po flet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje që të respektohet e drejta ndërkombëtare, si dhe marrëveshjet e arritura, veçanërisht ato të nënshkruara”,- u tha Daçiç gazetarëve.

Ai theksoi se aktet e fundit të ndërmarra nga Prishtina kanë për qëllim poshtërimin e plotë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, madje  venë në pikëpyetje të drejtat dhe liritë elementare, të cilat, së bashku me shkarkimin e shefit të policisë në Veri, tregojnë se Prishtina nuk dëshiron të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.

“Ne do ta diskutojmë këtë edhe në mbledhjen e lidershipit shtetëror nesër. Presidenti Vuçiç do të informojë qeverinë për gjithçka, si dhe do të merren vendimet për hapat e mëtejshëm. Mbi të gjitha, do të dëgjojë se çfarë thonë serbët në Kosovë dhe Metohi për këtë situatë”,- tha Daçiç.

Ai theksoi se shkelja e sigurisë, dronët mbi Serbinë Qendrore, së bashku me qëndrimin e butë të bashkësisë ndërkombëtare ndaj incidenteve në Prishtinë, mund të çojnë vetëm në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Kosovë dhe Metohi.

I pyetur për deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se propozimi gjermano-francez do të integrohet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Daçiç tha se kjo do të jetë edhe një nga temat e bisedës mes presidentit Vuçiç dhe Miroslav Lajçak.

“Qëndrimi i Serbisë është i qartë. Ai plan mbështetet mbi elementë të papranueshëm, pasi niset nga fakti se çështja e zgjidhjes politike tashmë ka përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa dëshirë, me zë apo në heshtje, pavarësinë e Kosovës”,- tha Daçiç.

Sipas tij, kjo nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. euronews.rs

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.