Politika

Idrizi-Glover: Zgjedhjet, transparente dhe demokratike

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është takuar me kryevëzhguesen e OSBE-ODIHR në Tiranë, Audry Glover.

Temë e bisedës ka qenë situata zgjedhore në vend, klima politike, kuadri ligjor, procesi i fushatës, votimi dhe numërimi i votave.

Z. Idrizi u shpreh se, procesi duhet të monitorohet me kujdes, veçanërisht në procesin e votimit dhe të numërimit. Ai deklaroi se numërimi elektronik do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin tonë, duke shmangur një herë e mirë këtë problem.

Kreu i PDIU-së paraqiti pikat programore të partisë së tij, me të cilat garon në zgjedhje vendore, veçanërisht ato që lidhen me rritjen e ndërgjegjes kombëtare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mbrojtjen sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button