Politika
Idrizi: Politika e jashtme është bërë më e fortë
PDIU dhe Shoqata Çamëria nënshkruan një marrëveshje të re me njëra-tjetrën për avancimin e çështjes çame.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi vuri theksin tek ndryshimet e reja që kanë ndodhur në politikën e jashtme shqiptare.
“Treguam gjatë vizitës së ministrit grek Kotzias në Tiranë se çështja çame ekziston. E rikthyem çështjen çame në axhendën diplomatike të dy vendeve tona. Politika e jashtme është bërë më e fortë dhe më e barabartë. Jemi në një kohë historike dhe kurrë shqiptarët nuk kanë qenë më të fortë se sot në rajon”, tha ai.