roze
Iggy i jep fund lidhjes
I dashuri i saj i drejtoi pyetjen për t’u martuar vitin e kaluar, por në muajin mars ai u përfshi në një skandal tradhtie në muajin mars.
Edhe pse Iggy u mundua ta kalonte këtë mashtrim duket se nuk ka krijuar besimin e nevojshëm që kjo marrëdhënie të vazhdojë.
Reperja 26-vjeçare ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, ditën e diel për të bërë publike ndarjen e saj nga 31-vjeçari.
“Fatkeqësisht edhe pse e dua Nick dhe u përpoqa të rindërtoja besimin tek ai, javëve të fundit nuk ia dola dot. I uroj Nick gjithë të mirat. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua të ndaja rrugët me personin që kisha planifikuar të ardhmen time, por e ardhmja mund të rindërtohet dhe momentalisht e imja është bosh”, shkruan Iggy.