Ekonomia

IKMT nisi në Tiranë operacionin për çlirimin e hapësirave publike

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi të hënën një operacion në Tiranë, i cili përfshin një hapësirë relativisht të madhe, për çlirimin e hapësirave publike. Sipas burimeve zyrtare, IKMT do të punojë në trekëndëshin “Allias”-“Shkollë e Bashkuar”-“Oxhaku”.

inukNë këto zona, bëhet e ditur, janë evidentuar pas azhornimeve të inspektorëve të IKMT, rreth 80 objekte të paligjshme, si ndërtime të ulëta, platforma, tenda etj. “Sot mjetet e IKMT kanë qenë të pranishme pranë shkollës “Bajram Curri”, ku kanë bërë pak ndërhyrje.

Kjo për shkak se shumica e qytetarëve kishin filluar të bënin çmontimin e objekteve”, thuhet në njoftimin për shtyp. Operacioni në këtë zonë, parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që strukturat operacionale të IKMT janë duke përgatitur strategjinë për ndërhyrje në një tjetër qytet të madh pas Vlorës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button