☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.62 ▼0.3%
ARI 4,203 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,110 ▼ -2.37% ETH $1,715 ▼ -2.43% XRP $1.1525 ▼ -3.23% SOL $70.0500 ▼ -3.25%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,203 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Ilir Meta “ngacmon” Ramën: Po e mbyll në anglisht dhe unë, por me një poet amerikan

Presidenti Ilir Meta ka uruar nga Vlora të gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë në këtë 105 vjetor i cili do të pasohet nga ajo që tashmë njihet si “Viti i Skënderbeut”. E pikërisht në lidhje me vitin 2018, në fund të fjalës së tij kreu i shtetit shqiptar ka bërë një batutë me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do t’i ndryshojë fundin fjalës së tij, duke e mbyllur me varg të një poeti amerikan, ndryshe nga kryeministri i cili foli përpara tij dhe përmendi një poet britanik.

“Viti që vjen do t’u shërbejë të gjithëve për një reflektim të thellë në ndërgjegjen tonë  kombëtare për të bashkuar energjitë tona, për të lartësuar vlerat e identitetit kombëtar ndaj figurave më të ndritura të kombit tonë dhe lartësuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë. Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912”-tha Meta.

(Batuta me Ramën)

Rama ka reaguar ndaj batutes se Metes duke buzeqeshur

“Po i ndryshoj fundin fjalimit, meqenëse kryeministri e nisi duke iu referuar një poeti anglez, unë po e mbyll në anglisht duke iu referuar një projekti amerikan shumë të dashur për mua, Longfellow-t. Ilir Meta i është referuar poetit të shekullit të 19 Henry Wadsworth Longfellow, i cili i ka dedikuar disa vargje heroit tonë kombëar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

(Meta citon poetin në anglisht)

“The city of Kruja called, the city were he ëas born and above him the morning star”

(Qyteti i Krujës thirri, qyteti ku ai kishte lindur dhe sipër tij, ylli i mëngjesit)

Me bindjen se Skënderbeu do të jetë gjithmonë ylli i mëngjesit, dhe dielli që do të ndricojë e frymëzojë cdo shqiptar e mbarë kombin në përpjekje tona për prosperitet e paqe kudo, uroj edhe një herë gëzuar në këtë ditë të bekuar për shqiptarët, faleminderit”-tha Meta.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.