☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.84 ▼1.78%
ARI 4,180 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,088 ▼ -0.03% ETH $2,716 ▲ +0.02% XRP $1.5085 ▼ -0.59% SOL $120.1800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.84 ▼1.78 % ARI 4,180 ▲0.56 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.84 ▼1.78 % ARI 4,180 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Arte

Inaugurohet Muzeu Arkivor, Rrokaj: Një tempull i dokumenteve

Në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u inaugurua sot, Muzeu Arkivor, një hapësirë e konceptuar si muze i dokumenteve dhe që synon të afrojë vizitorët, veçanërisht të rinjtë, me historinë dhe trashëgiminë dokumentare të Shqipërisë.

Në ceremoninë e inaugurimit, drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj falënderoi të pranishmit dhe bashkëpunëtorët që bënë të mundur realizimin e muzeut.

“Ky është një muze arkivor, nuk është një muze i arkivit. Nuk është si muzetë e tjerë, një muze i institucionit apo i një fushe veprimtarie të caktuar. Është muze i dokumenteve”, tha Rrokaj, duke shpjeguar se muzeu ndjek ciklin e jetës së njeriut përmes dokumenteve që shoqëria prodhon nga lindja deri në vdekje.

Muzeu Arkivor është ndërveprues. Ai është konceptuar që vizitori të mos jetë thjesht një soditës, por të ndërveprojë me vetë muzeun. Ka elemente moderne të muzeimit, të cilat synojnë të tërheqin më shumë njerëz drejt arkivave, historisë dhe dokumenteve, me një fokus të veçantë te të rinjtë.

“Prandaj muzeu është jo vetëm shkresor, por edhe digjital, me holograme, kuice dhe ndërveprime. Të rinjve do t’u pëlqejë shumë. Dhe kjo është një thirrje për të rinjtë: të vijnë të shohin muzeun, sepse ashtu do të rigjejnë dashurinë për letrën”, tha Rrokaj.

Kreu i DPA-së vuri në dukje edhe transformimin e kushteve të ruajtjes dhe administrimit të dokumenteve arkivore gjatë 13 viteve të fundit. Sipas tij, nga rreth 10 rafte të lëvizshme që disponoheshin më parë, sot Arkivi i Shtetit ka rreth 1000 rafte të tilla, ndërsa fondet ruhen edhe në tre ndërtesa të reja në Shkozë.

Ai bëri të ditur se numri i studiuesve të regjistruar është rritur nga rreth 1300, 13 vite më parë, në rreth 6000 sot.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm, sipas Rrokajt, është digjitalizimi i fondeve arkivore. “Kishim 0,1% të fondeve të digjitalizuara, ndërsa sot kemi arritur 25%, aq sa ç’ishte plani për t’u realizuar në fund të vitit 2028”, u shpreh ai.

Duke e cilësuar arkivin si një hapësirë ku dokumentet konkretizojnë historinë dhe institucionet e shtetit, Rrokaj theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe shërbimit të dokumenteve, historisë, kulturës dhe traditës kombëtare.

“Ky është një tempull i dokumenteve”, tha drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

I pranishëm në këtë inaugurim ishte dhe kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i cili u shpreh se arkivat tashmë janë të organizuar në mënyrë moderne sipas kërkesave të kohës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.