Kosova

Iniciativa për shfuqizimin e Speciales ka paraqitur pasojat e para

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, është shprehur kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se deputetët që mendojnë për të mirën e vendit nuk duhet ta mundësojnë kalimin e kësaj iniciative në Kuvend.

Sejdiu në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka vlerësuar se pushtetarët për interesa të ngushta personale po duan t’ia vënë flakën edhe vendit.

Ai ka thënë se iniciativa për shfuqizimin e Speciales e dëmton seriozisht reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës në sferën ndërkombëtare. Madje Sejdiu ka bërë me dije se tashmë janë vërejtur pasojat e para. Në këtë kontekst, ai ka treguar se për herë të parë në Parlamentin Evropian nuk është bërë nënshkrimi i konkluzioneve në kuadër të MSA-së.

Sejdiu ka kritikuar punën e qeverisë, duke thënë se çdo ditë e saj përcillet me skandale të cilat, sipas tij, kanë për qëllim ta tërheqin vëmendjen nga shëndetësia e shkatërruar, arsimi i degraduar, numri i madh i të papunëve, drejtësia tërësisht jofunksionale dhe kështu me radhë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button