Ekonomia

INSIG në shitje -MF: 7 subjekte kanë shprehur interes; ofertat mund të dorëzohen deri më 10 mars

Ministria e Financave fton subjektet vendase dhe të huaja të marrin pjesë në tenderin për shitjen e paketës së aksioneve të shoqërisë “INSIG”.

Në një njoftim për shtyp të premten Ministria e Financave, bën të ditur se, deri në datën 15 Shkurt 2016, kanë shprehur interes dhe kanë tërhequr dokumentacionin e tenderit shtatë subjekte.

MF sqaron se, koha për tërheqjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dorëzimit të ofertave për pjesmarrjen në tender është deri më datë 10.03.2016.
Shitja 100 për qind e aksioneve të shoqërisë “INSING”sha, realizohet referuar nenit 3 të Ligjit 8334, datë 23.04.1998 “Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjik” i ndryshuar; Nenit 1 të Ligjit 8831 datë 22.11.2001 “Për pronësinë shtetërore në shoqëritë tregtare financiare me kapital tërësisht shtetëror” i ndryshuar, VKM Nr. 529 datë 21.08.1998 “Për procedurat e tenderimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare që zotërohen nga shteti” i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 546, datë 18.06.2015 “Për caktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të aksioneve të Shoqërisë Insig sha”.

Formula e privatizimit të paketës së aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a. do të jetë shitja 100 % e paketës shtetërore. Vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë “INSIG” sh.a është 15,305,000 (pesëmbëdhjetë milion e treqind e pesëmijë) Euro.

SIpas ministrisë së Financave, tërheqja e dokumentacionit të tenderit bëhet në Ministrinë e Financave, çdo ditë nga data 26.01.2016 deri me datën 09.03.2016, nga ora 10.00 – 15.00 në këtë adresë: “Ministria e Financave, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3 Tiranë”. Kandidatët e interesuar, mund të tërheqin dokumentacionin e tenderit, kundrejt dokumentit që vërteton pagesën e shumës së përcaktuar 10 000 (dhjetëmijë) lekë, me përshkrimin “Për blerje dokumentacion tenderi të shoqërisë “INSIG” sh.a. Pagesa bëhet pranë bankave të nivelit të dytë, pasi të jenë pajisur me formularin e pagesës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button