🌫️
Tiranë 20°C · Mjegull 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,206 ▼ -0.12% ETH $2,523 ▼ -0.26% XRP $1.3665 ▲ +0.35% SOL $101.5500 ▼ -0.69%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Bujqësia, i vetmi sektor që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve, me 42.6 %

Bujqësia, duhani e pijet kanë vijuar trendin e rritjes së eksporteve edhe gjatë muajit qershor të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e dytë të grupmallrave me kontributin më të lartë në ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT, ky grup ishte i vetmi që vijoi zgjerimin e fortë të eksporteve, me rritje 42.6 %, duke kaluar për herë të parë këtë muaj (qershor) në të dytin më të madh në vend, pas tekstileve e këpucëve, me 18.8 % të totali.

Ekspertët shprehen se, rritja e eksporteve bujqësore i adresohet politikave efikase mbështetëse që shkojnë drejtpërdrejtë tek fermerët dhe kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve dhe qasjen e një zhvillimi të ri të zinxhirit ushqimor, përmes investimeve bashkëkohore në pikat e grumbullimit.

Sektori renditet në grupin e dytë me rritjen më të madhe të eksporteve 20.7 %, edhe për 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të INSTAT.

Referuar të dhënave zyrtare, ky grup mbetet i katërti më i madh me 13 % të totalit, nga 10 % në të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa trendi i rritjes për “prodhimet bujqësore, ushqimet, pijet dhe duhanin” nuk është ndalur që prej fillimit të vitit, ku në maj sektori iu rikthye rritjes së shpejtë, duke u zgjeruar me 24.6 %.

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59.3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën janar–qershor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74.1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30.2 %), Kina (7.6 %), Turqia (7.0 %) dhe Greqia (6.8 %).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.