Ekonomia

INSTAT: Defiçiti tregtar në muajin maj është 20 miliard lekë

Në muajin maj të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën e 24 miliard lekëve, duke u ulur me 4,8 % në krahasim me majin e 2014-ës dhe duke u rritur me 16 % në krahasim me prillin e 2015-ës.

Importet e mallrave në muajin maj të këtij viti, arritën vlerën 44 miliard lekë, duke u ulur me 8,3 % në krahasim me majin e 2014-ës dhe duke u rritur me 1,2 % në krahasim me prillin e 2015. Defiçiti tregtar i muajit maj është 20 miliard lekë, duke u ulur me 12,2 % krahasuar me maj 2014 dhe prill 2015.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 67,7 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 39,2 %, Greqia me 7,3 %, Turqia me 5,9 % dhe Gjermania me 5,3 %.

Në majin e 2015-ës eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,4 % të eksporteve gjithsej, duke u ulur 2,9 %, krahasuar me një vit më parë. Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë Italia me 65,6 %, Spanja me 5,4 % dhe Greqia me 5,3 % të eksporteve gjithsej.

Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me majin e 2014-ës janë Gjermania, Kroacia dhe Austria. Ndërsa, vendet me të cilët ka pasur ulje të eksporteve janë Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Italia.

Eksportet, në majin e 2015-ës krahasuar me një vit më parë, drejt Kosovës janë rritur duke zënë 11,3 % të eksporteve gjithsej, ndërsa eksportet drejt Turqisë dhe Kinës janë ulur duke zënë 3 % të eksporteve gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button