🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,264 ▲ +0.48% ETH $1,735 ▲ +0.3% XRP $1.1467 ▲ +0.14% SOL $74.5100 ▲ +3.53%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Inflacioni u rrit në 2,8% në prill – Tv Klan

Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar në rritjen e çmimeve të disa produkteve edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2026 ishte 2,8%, nga 2,3% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Instituti i Statistikave bën të ditur se rritja vjetore e çmimeve në prill të këtij viti u ndikua kryesisht nga grupi “Transporti” me 8,5%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,7%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,1%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 3,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2,8% secili, ndërsa poshtë këtij pragu grupet e tjera.

Ndërsa krahasuar me muajin mars të këtij viti, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,0%, pasuar nga grupet “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9%, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,5%. Ndërsa çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2%, nënvizon INSTAT në raportin më të fundit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.