☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.87 ▲1.02%
ARI 4,790 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,431 ▲ +1.57% ETH $2,216 ▲ +0.7% XRP $1.3591 ▲ +0.78% SOL $84.6000 ▲ +2.04%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.87 ▲1.02 % ARI 4,790 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Tetori, rritje për duhanin dhe arsimin

instat-320x181Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) në muajin tetor arriti 1,4%, ndërsa një vit më parë ishte 1,7%, raportoi dje Instituti i Statistikave.

IÇK në muajin tetor, në ndryshimin vjetor u ndikua kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,63 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,27 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,18 pikë përqindje, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje dhe “Shëndeti” me – 0,20 pikë përqindje. Krahasuar me muajin tetor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shërbimi arsimor” me 11,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,4%, ku kryesisht çmimi i duhanit u rrit 12,4%. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rrit me 3,8% dhe “Komunikimi” 2,7%. Me rritje rezultojnë edhe çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante me 1,9%. Në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” çmimet u rritën me 1,6%. Ndikimin kryesor e dhanë frutat, perimet, bulmeti. Kështu, brenda grupit, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 9,2%, nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 7,3%, “qumësht, djathë e vezë” me 2,1% etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 7,5%, “sheqer e ëmbëlsira” me 2,7%, “kafe, çaj e kakao” me 3,4% etj. Ulja më e  madhe e çmimeve u vu re në grupin “Shëndeti” me 5,7%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.