☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,814 ▼ -1.55% ETH $2,225 ▼ -0.94% XRP $1.3343 ▼ -1.46% SOL $82.6400 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Tregtia me pakicë , indeksi i volumit të shitjeve u rrit me 5.7 %

 instituti-i-statistikave-INSTAT-466x350Në tremujorin e parë të vitit 2014, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 5,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, në grupin e tregtisë me pakicë, indeksi i volumit të shitjeve, pa përfshirë këtu tregtimin me pakicë të hidrokarbureve, ka pësuar rritje prej 4,5 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 0,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit pararendës, ku nëngrupi me peshën më të madhe në këtë grup “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” është rritur në masën 4,8 %.
Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e “produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara përjashtuar tregtimin me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur në nivelin 9,6 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit parardhës, duke dhënë kësisoj kontributin më të madh në këtë tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë
me pakicë.
Në tremujorin e parë 2014, në grupin “tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 7,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2013, dhe është ulur 11,1 %
krahasuar me tremujorin paraardhës.
INSTAT po publikon të dhënat e tremujorit të parë 2014 për aktivitetin e tregtisë me pakicë, të paraqitura sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.2 e cila, duke nisur nga ky tremujor, zëvendëson Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev 1.1. Treguesit janë llogaritur duke iu referuar periudhës bazë 2010=100.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.