Ekonomia

INSTAT: Tremujori i parë 2016, numri i të papunëve 139.154 ose me ulje 4.3%

Sipas Insitutit të Statistikave bërë publike sot, “numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të parë 2016 është 139.154. Qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës kanë numrin më të madh të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e parë 2016 është 4,3 % më i ulët se sa në të njëjtin tremujor të vitit pararendës. Në krahasim me tremujorin e katërt 2015, ky tregues paraqitet me ulje prej 6,2 %. Në tremujorin e parë 2016, janë 4,0 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar të cilët përfituan pagesë papunësie. Përqindja e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është më e lartë në prefekturën e Kukësit (7,2 %) dhe më e ulët në prefekturën e Fierit (1,3 %). Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë të vitit 2016 numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 110 persona. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit pararendës, numri i punëkërkuesve të papunë në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 1.621 persona. Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e parë 2016 është 12,0 %”.

Sipas spjegimeve të INSTAT që shoqërojnë treguesit e mësipërmë:  “Punëkërkues të papunë të regjistruar, janë të gjithë personat në moshë pune që janë të papunë dhe të disponueshëm për punësim, të cilët paraqiten periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit. Të tillë konsiderohen edhe personat të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re. Punëkërkuesi është një person, i cili: jeton në Shqipëri, është mbi 16 vjeç, paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit për të gjetur punë, është i aftë për punë. Shkalla e papunësisë së regjistruar është raporti në përqindje i numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar ndaj forcës së punës. Të papunë në pagesë papunësie janë personat e regjistruar si të papunë, të cilët trajtohen me të ardhura gjatë periudhës së parë të papunësisë mbështetur në programin e trajtimit me pagesë papunësie. Programi bazohet në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Mbi Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë””.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button