Politika

Integrimi, Bregu akuzon mazhorancën: Po vonon me dashje anëtarësimin në BE

Sot në Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë, është zhvilluar një takim për procesin e integrimit evropian dhe hapat e Shqipërisë në këtë drejtim.

breguGjatë këtij debati të organizuar nga IDM-ja, ka qenë e pranishme në një panel edhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe zv/ministri aktual Gentian Elezi.

Deputetja e PD-së ka shfrytëzuar këtë debat për të akuzuar qeverinë se nuk po i përshpejton hapat që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Madje ajo ka theksuar se mazhoranca po vepron me dashje për të shkelur standartet që do të çojnë në anëtarësimin e vendit në BE.

“Kriteri politik për integrimin ka qenë gjithmonë problematik në Shqipëri. Shpesh herë janë bllokuar vendimet për shkak të mungesës së konsensusit politik, –  ka thënë Bregu. – Për të arritur standardet evropiane, duhet të tregohet përgjegjshmëri. Për këtë kërkohet nga qeveria një përfshirje më e madhe e aktorëve politikë”.

Sipas Bregut, “çështjet e integrimit evropian, nuk i shoh me prioritet nga ana e qeverisë. Është ulur ritmi i punës dhe mosrespektimi i atyre standardeve për ta bërë këtë rrugë më të shkurtër aty ku duam të shkojmë. E vërteta është, se qeveria po vepron me dashje për t’i shkelur këto standarde. Prandaj,  të thonë më mirë që heqim dorë nga kjo punë dhe po merremi me çështjet e brendshme të vendit, duke shtuar mandatin, se sa po punojmë për të anëtarësuar vendin në BE. Reformat brenda vendit tonë nuk mund të vijë t’i bëjë Brukseli”.

Nga ana e tij, zv/ministri i Intergrimit Gentian Elezi e ka kundërshtuar deputeten e djathtë: “Përgatitja e negociatave ka qenë e shpejtë dhe jo e vonuar, nuk jam dakord me zonjën Bregu”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button