Integrimi në BE, raportuesi Schieder: Vendi është pararendës i procesit të zgjerimit, jemi në fazën e fundit të garës
Shqipëria vijon rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa në Tiranë u zhvillua Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare dhe Parlamentit Europian.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe vlerësoi përparimin e bërë nga Shqipëria.
“Politka në Shqipëri ofron mjaft sfida por edhe vet vendi ofron shumë mundësi dhe shpesh Shqipëria shihet si ai vendi ne bregdet, është si ai vendi i maleve njëkohësisht sepse është një vend i përkryer, ama nuk ardhur për të bërë reklama turistike por arsye kryesore sepse jemi përfshirë në procesin e zgjerimit se ende zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një projekt i së ardhmes, është diçka që e meriton i gjithë kontinenti dhe është ajo që në të gjithë kemi ëndërruar, që kur isha 20 e ëndërronim idëenë evropiane dhe dua të jap unë dhe unë kontributin tim. Në Shqipëri kemi 95% të popullatës që është pro BE-së dhe kjo është një mundësi e mirë për vendin që ta përdor këtë vrull dhe Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit dhe për mua si raportues është funksioni i parlamentit evropian që ti shoh të gjitha hollësitë ë procesit të zgjerimit nga një pikëpamje e politikave parlamentare e BE-së. Çdo vit bëjmë një raport dhe raporti i sivjetshëm është votuar me një shumicë të madhe përtej kampeve politike sepse dhe kjo tregon se të gjithë e shohin përparimin e bërë nga Shqipëria”, u shpreh Schieder.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht në drejtim të shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe vettingut, si edhe reformave ekonomike e mjedisore.
‘Duhet ti shohim të gjitha çështjeje si për shembull shteti i të drejtës, ku Shqipëria vite më parë ndërmori një proces shumë të vështire të vettingun, reformat ekonomike, mjedisore, ndikimet sociale ku Shqipëria është në përputhje me qëndrimin evropian ku patjetër pas gjithë këtyre negociatave tani ndodhemi në një farë mënyre në atë fazën e fundit të garës, ka ende disa kapituj që duhen mbyllur dhe Shqipëria ka qenë mjaft veprore”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.