☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,612 ▲ +0.36% ETH $2,253 ▲ +1.11% XRP $1.2560 ▲ +0.68% SOL $96.0300 ▲ +1.12%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi, nis në Bruksel procesi screening për Shqipërinë

Shqipëria dhe Maqedonia nisën sot në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore.

Takimi i 27-28 shtatorit shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, nëpërmjet së cilës Shqipëria fiton kohë në procesin e mirëfilltë të negociatave.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar do të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent. Në takim gjithashtu trajtohen lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sikurse garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e minoriteteve, përfshirjen e Romëve dhe çështje të tjera.

Delegacioni shqiptar në këtë takim kryesohet nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, si dhe ka në përbërje përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.