☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,216 ▲ +0.05% ETH $1,870 ▲ +0.3% XRP $1.0993 ▲ +0.7% SOL $74.2400 ▲ +0.18%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Interkoneksioni 400 kV drejt vënies në funksion, Maqedonia dhe Shqipëria afrohen në rrjetin energjetik

Interkoneksioni energjetik 400 kV (kilovolt) mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas drejtori të MEPSO-s Burim Latifi, po hyn në fazën përfundimtare të realizimit. Punimet në nënstacionin 400 kV në Ohër, sipas tij, kanë avancuar drejt përfundimit, ndërsa pas instalimit të pajisjeve primare dhe sekondare kanë nisur testimet operative dhe funksionale.

Pas inspektimit të punimeve, Latifi tha se këto janë hapat e fundit para vënies në funksion të nënstacionit, i cili është pjesë e projektit për lidhjen e sistemeve elektroenergjetike mes dy vendeve.

“Njëkohësisht, po përparojnë edhe punimet në linjën e transmetimit 400 kV Manastir-Elbasan. Ka nisur montimi i shtyllave të para, disa prej të cilave tashmë janë ngritur, ndërsa puna vazhdon intensivisht edhe në lokacionet e tjera përgjatë trasesë. Ky progres dëshmon përkushtimin tonë për realizimin e projektit sipas afateve të planifikuara”, tha Burim Latifi, Drejtor i SHA MEPSO.Për këtë u lëvduan edhe nga VLEN, duke thënë se projekti është pjesë e vizionit strategjik për zhvillimin e Korridorit 8, jo vetëm si korridor rrugor dhe hekurudhor, por edhe si korridor energjetik që lidh Maqedoninë me Shqipërinë dhe më tej me tregun evropian të energjisë.

“Me përfundimin e tij do të krijohet një lidhje e re strategjike energjetike ndërmjet dy vendeve, do të rritet siguria e sistemit të transmetimit, do të zgjerohen kapacitetet ndërkufitare dhe do të përshpejtohet integrimi i tregut rajonal të energjisë. Për VLEN-in, Korridori 8 nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por një vizion zhvillimor që afron vendin me rajonin dhe Bashkimin Evropian përmes lidhjeve moderne rrugore, hekurudhore dhe energjetike”, thonë nga VLEN.

Përndryshe, muaj më parë, partia opozitare BDI akuzoi MEPSO-n dhe drejtorin Latifi se kanë vendosur në rrezik projektin e interkoneksionit energjetik me Shqipërinë, duke pretenduar se aktivizimi i garancisë bankare ndaj kompanisë kroate Dalekovod dhe më pas dhënia e një kontrate të re prej 19,3 milionë eurosh për të njëjtën kompani ngre dyshime për vendimmarrje jo profesionale dhe interesa partiake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.