☁️
Tiranë 18°C · Vranët 23 April 2026
S&P 500 7,121 ▼0.23%
DOW 49,263 ▼0.46%
NASDAQ 24,574 ▼0.34%
NAFTA 93.79 ▲0.89%
ARI 4,746 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,647 ▼ -0.9% ETH $2,324 ▼ -3.34% XRP $1.4168 ▼ -2.45% SOL $85.8300 ▼ -3.06%
S&P 500 7,121 ▼0.23 % DOW 49,263 ▼0.46 % NASDAQ 24,574 ▼0.34 % NAFTA 93.79 ▲0.89 % ARI 4,746 ▼0.16 % S&P 500 7,121 ▼0.23 % DOW 49,263 ▼0.46 % NASDAQ 24,574 ▼0.34 % NAFTA 93.79 ▲0.89 % ARI 4,746 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Politika

Interpelanca/ Zhupa: 2 mijë mësuesve u kërkojnë të japin provim pas 15 vitesh karrierë. Kumbaro: S’preket pozicioni i punës, por garantohet cilësia në arsim

Udhëzimin për licencimin e mësuesve ishte pjesë e debatit në Kuvend në interpelancën e zhvilluar me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe deputetes demokrate Ina Zhupa.

Zhupa ngriti shqetësimin se rreth 2 mijë mësues me mbi 15 vite përvojë po detyrohen të japin sërish provime për licencë, duke e cilësuar këtë si të padrejtë dhe pa logjikë.

“Me një udhëzim ministria e Arsimit kujtohet e thotë se pasi ke 15 vite që je mësues dhe ke dhënë kontributin në sistem, këto të thonë bëhu edhe një herë student dhe jep provimin e licencës. Këta i detyrojnë të futën për të marrë kualifikimin si mësues mjeshtër të futen dhe një herë në provim. A ka logjikë kjo? Me këtë logjikë i bie që dhe nxënësit që janë mësuar nga këto mësues të kthehen edhe një herë të bëjnë provimet. Këto janë absurditete që i bëni me qëllim duke ngatërruar kriteret e punësimit sot me kriteret për kualifikim. Kur janë punësuar këto mësues nuk e kanë pasur të nevojshme të kishin këtë kriter se nuk kërkohej me ligj”, tha deputetja.

Ajo shtoi se licenca është kriter punësimi dhe jo kualifikimi, dhe nuk duhet të aplikohet për mësuesit që janë prej vitesh në sistem.

“Licenca është kriter punësimi, jo kualifikimit dhe vlen për mësuesit që punësohen sot që nuk janë në sistem jo ata 2000 mësues që kanë 15 vite në sistem. Nuk mund të bësh udhëzime për interesa private dhe për të prishur të drejtën e fituar nga mësues që kanë 15 vite në sistem dhe t’i trajtosh si studentë. Kjo është dashakeqësi”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, ministrja Mirela Kumbaro i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndryshime të reja ligjore dhe se sistemi i licencimit është i përcaktuar prej viteve më parë që në 2012 dhe duke vijuar më pas me ligjet që kanë plotësuar sistemin arsimor.

Ajo theksoi se asnjë mësues nuk preket nga pozicioni i punës, duke shtuar se provimi i licencës shërben si garanci për cilësinë dhe barazinë në sistemin arsimor.

“Lidhur me pajisjen me licencë të mësuesve në Shqipëri është krijuar një tymnajë për të shpifur. Se nga dolën ata 2 mijë mësues nuk e di. Lidhur me kriteret për të fituar të drejtën e mësuesit, çdo kandidat duhet të kryejë praktikën profesionale, të kryejë provimin e licencës dhe të regjistrohet në urdhrin përkatës. Është ngritur një pretendim se mos pajisja me licencë apo mosdhënia e provimit të shtetit qenka një kusht i ri që qenka shpikur tani. Ligji ka ardhur si detyrim që nga ligji i miratuar për arsimin në 2012 dhe më pas me atë të 2018. Detyrimi me pajisjen me licencë e kanë përmbushur me punësimin e tyre dhe në komunikim me mësuesit janë dëshmitarë se si plot mësues, pavarësisht se janë punësuar para 2011 dhe janë përjashtuar nga detyrimi ligjor për dhënien e provimit, kanë shprehur dëshirën për ta kryer provimin. Përmes ligjit kemi ndërtuar një kuadër kriteresh për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe këto masa nuk janë as të reja, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të rritur cilësinë dhe standardet në sistemin tonë arsimor. Sot kemi një trup pedagogjik që përgatitet rregullisht për t’u ngritur në karrierë sipas ambicies së tyre. Provimi nuk është pengesë, por garanci dhe vendos barazi për të gjithë ata që hyjnë në profesion dhe që çdo mësues të përmbushë të njëjtat standarde profesionale, pavarësisht kohës së hyrjes në sistem. Nuk preket askush dhe nuk lëvizet askush nga puna. Nuk prek asnjë mësues në pozicionin e vet, por trajnojmë ata pak mësues që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim ligjor”, tha Kumbaro.

Ministrja shtoi gjithashtu se shumë mësues kanë shprehur vullnet për të kryer provimin, edhe pse janë të përjashtuar nga detyrimi ligjor për shkak të kohës së punësimit, dhe se qëllimi i reformës është rritja e standardeve në arsim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.