☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 92.22 ▼0.41%
ARI 4,181 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,102 ▲ +1.6% ETH $2,713 ▲ +2.42% XRP $1.5069 ▲ +1.57% SOL $119.6700 ▲ +1.32%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.22 ▼0.41 % ARI 4,181 ▲0.29 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.22 ▼0.41 % ARI 4,181 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

FMN dhe Banka Botërore vlerësojnë sektorin financiar shqiptar, Sejko takohet me misionin e përbashkët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi të hënën një takim me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në kuadër të përmbylljes së Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) për Shqipërinë.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të lartë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Ministrisë së Financave.

Vlerësimi, i kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe i koordinuar nga Banka e Shqipërisë, ka analizuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar, aftësinë e tij për të përballuar rreziqet dhe goditjet e mundshme, si dhe efektivitetin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës.

Gjatë procesit janë shqyrtuar ndër të tjera administrimi i krizave financiare, rreziku sistemik, mbikëqyrja mikro dhe makroprudenciale, mbrojtja kibernetike, financimi në epokën digjitale, mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit.

Përfaqësuesit e FSAP kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria që prej vlerësimit të mëparshëm, të zhvilluar në vitet 2013–2014.

Sipas vlerësimit të fundit, sistemi financiar shqiptar karakterizohet tashmë nga institucione më të shëndetshme, një sektor më i diversifikuar, infrastrukturë pagesash të modernizuar, zgjerim të ndërmjetësimit financiar dhe përdorim më të madh të teknologjisë në ofrimin e shërbimeve financiare.

Në fokus kanë qenë gjithashtu ndryshimet ligjore dhe rregullatore, të cilat sipas FSAP janë përafruar ndjeshëm me standardet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, misioni ka theksuar se sistemi financiar përballet me sfida të reja, ndaj rekomandimet e vlerësimit synojnë forcimin e qëndrueshmërisë së tij, përmirësimin e administrimit të rreziqeve dhe rritjen e rolit të sektorit financiar në financimin e ekonomisë reale.

Guvernatori Sejko falënderoi ekspertët e FMN-së dhe Bankës Botërore për punën e kryer, duke e cilësuar të rëndësishëm një vlerësim të tillë profesional dhe të pavarur në këtë fazë të zhvillimit të sistemit financiar shqiptar.

Sejko deklaroi gjithashtu angazhimin e autoriteteve shqiptare për të analizuar rekomandimet e FSAP-it dhe për t’i përdorur ato në procesin e reformave të mëtejshme të sistemit financiar.

Në përfundim, palët e vlerësuan procesin si të suksesshëm dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe asistencën teknike në disa prej fushave të përfshira në vlerësim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.