Interpoli zgjedh presidentin, ai është koreani jugori Kim Jong-yang, si presidentin e ri. Kandidati rus përjashtohet
Një ditë më parë, një kor gjithnjë e në rritje kritikësh i bëri thirrje Intepolit që të refuzonte kandidatin rus për të udhëhequr organizatën ndërkombëtare policore, për shkak të frikës se Moska do të abuzonte me presidencën e saj për të shënjestruar kundërshtarët politikë.
Kremlini, nga ana e tij denoncoi atë që e quajti “ndërhyrje” në votim.
Shqetësimet pati për shkak të aplikimeve të mëparshme të Rusisë për të ashtuquajturat “alarme të kuq” në Interpol, urdhërarreste ndërkombëtare për ata që kanë dalë hapur kundër Kremlinit.
Në një letër të hapur gjatë kësaj jave, një grup bipartizan senatorësh amerikanë thanë se, duke zgjedhur Prokopchukun do të ishte ngjashëm si të vije “dhelprën në ruajtje të një koteci”.
“Rusia abuzon në mënyrë të vazhdueshme me Interpolin, me qëllimin për të gjetur dhe kapur një sërë kundërshtarësh politikë, disidentë apo gazetarë”, shkruajnë ata. Senatorët thonë madje se Prokopchuk është “përfshirë personalisht” në këtë strategji, që kur është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.