☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,241 ▼ -0.17% ETH $1,798 ▲ +0.66% XRP $1.1096 ▼ -0.31% SOL $78.1400 ▼ -1.29%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Kronika

Invalidët padisin ministrin Erion Veliaj për shpifje

Thellohet përplasja mes Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, grupet e aftësisë së kufizuar kanë njoftuar se do t’i drejtohen gjykatës nëpërmjet një padie nga ministrit Veliaj, për shpifje.

veliaj

“Grupet e aftësisë së kufizuar janë të vendosur të kundërshtojnë dhe të protestojnë pa ndërprerë kundër projektligjit problematik dhe mafioz të Veliajt. Ai është një projektligj vrastar, sepse nuk i jep asgjë askujt, me një efekt financiar 0 dhe sigurisht kur përfshihesh në një fushë ku nuk ke çfarë të marrësh, diçka do të humbasësh. 

Ministri Veliaj nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit po përpiqet t’u mbyllë gojën personave me aftësi të kufizuar. Ministri ka shpifur në mënyrë të qartë dhe të pastër dhe vazhdon të fyejë sistematikisht personat me aftësi të kufizuar. Për këtë arsye, sot (dje) do të dorëzohet një padi në gjykatë mbi shpifjet se gjoja ne paskemi menaxhuar 1.14 milionë dollarë për godinën në Vaqarr. Është e vërtetë si drita e diellit se tenderat, kontratat, supervizorët dhe çdo procedurë tjetër është zhvilluar nga Ministria e Mirëqenies dhe asgjë nga ne”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar. 

Sipas tyre, ky investim ka nisur nga shoqata dhe më pas në vitet 2006-2008 ka kontribuar në vazhdimin e ndërtimit edhe ministria duke administruar gjithçka vetë ajo. Kjo godinë, sipas shoqatës së PAK, është rreth 6500 m2 dhe është në proces të përfundimit me investimin e vetë qytetarëve të verbër. Një tjetër padi që pritet të bëhet ndaj ministrit Veliaj po për shpifje, është në lidhje me deklaratën që ai ka bërë për presidentin e shoqatës, Sinan Tafaj për shpërdorim të fondeve. “Veliaj do të paditet edhe për shpifjen tjetër të radhës, pasi presidenti i shoqatës nuk është paguar asnjëherë dhe me asnjë qindarkë nga fonde publike në funksionet e veta drejtuese”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.