☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,542 ▼2.31%
DOW 51,640 ▼1.34%
NASDAQ 25,248 ▼3.58%
NAFTA 104.40 ▲2.35%
ARI 3,889 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,011 ▼ -4.68% ETH $2,235 ▼ -4.34% XRP $1.2393 ▼ -3.86% SOL $94.2400 ▼ -6.55%
S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 % S&P 500 7,542 ▼2.31 % DOW 51,640 ▼1.34 % NASDAQ 25,248 ▼3.58 % NAFTA 104.40 ▲2.35 % ARI 3,889 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet po vijnë nga Lindja, ekspertët: Perëndimorët i largon infrastruktura e burokracia

Që nga rënia e komunizmit, pjesa dërrmuese e investimeve të huaja në Shqipëri kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian. Por, vitet e fundit, gjeografia e kapitalit të huaj po ndryshon.

“Vendet tradicionale ose investuesit tradicionalë, si Gjermania, Franca dhe Italia po zhvendosen, duke iua lënë vendin investimeve që vijnë nga lindja”, tha Ardian Haçkaj, nga Insituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Pas krizës së vitit 2008, kompanitë perëndimore janë bërë më të kujdesshme në planet e investimeve, duke shmangur vendet që konsiderohen me risk, si Shqipëria.

“Kjo shpjegon tërheqjen e kompanive tradicionale perëndimore. Nga ana tjetër, investitorët e Lindjes e kanë më të thjeshtë për t’u futur në tregje që kanë risk”, tha më tej Haçkaj.

Tërheqja e investimeve të reja nga Perëndimi është bërë më e vështirë, por jo e pamundur. Sipas Haçkajt, Shqipëria duhet të përmirësojë faktorët që e bëjnë vend me risk.

Në radhë të parë është reputacioni negativ, së dyti infrastruktura, e së treti burokracia administrative. Por, veç përmirësimit të klimës së investimeve, qeveria mund të përdorë edhe nxitës fiskalë.

“Serbia jep 3.000-5.000 euro për çdo punëtor që punësohet në vitin 2019 nga kompanitë e huaja. Ne japim një miliard euro për PPP-të. Si është më mirë, të subvencionosh vendet e punës apo dy-tre oligarkë?”, deklaroi Haçkaj.

Investimet e huaja kanë qenë një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike në Shqipëri. Por, ekspertët paralajmërojnë se përfundimi i TAP-it dhe Kaskadës së Devollit do të krijojë një hendek të madh në ekonomi, të cilin Shqipëria nuk po arrin ta zëvendësojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.