Ekonomia

Investimet publike, 30 miliardë lekë mosrealizime

i9nvestimeTirane: Performanca buxhetore nuk ishte mbresëlënëse as në muajin Shtator. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat ishin lehtësisht mbi nivelin e programuar, kryesisht falë tatimit mbi vlerën e shtuar, pothuajse e vetmja kolonë që po mban në këmbë planifikimin buxhetor. Të ardhurat nga TVSH ishin 117% më të larta kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke mbushur gropën e shkaktuar nga mosgrumbullimi i planifikuar i të ardhurave për tatim-fitimin, tatimin mbi të ardhura personale dhe akcizat. Të paktën në kuptimin e mbledhjes së të ardhurave, akiczat po provojnë dështimin e politikave fiskale të ndjekura vitin e kaluar. Pavarësisht nga rritja e akcizës për një sërë produktesh, të ardhurat nga kjo taksë rezultojnë në masën 88% të planit buxhetor. E njëjta gjë mund të thuhet për tatim-fitimin, ku megjithë rritjen e shkallës së tatimit koorporativ nga 10% në 15%, të ardhurat janë realizuar vetëm në masën 92%. Mes të tjerash, kjo dëshmon edhe njëherë se bilancet e bizneseve vazhdojnë të vujanë efektet e krizës. Në mosrealizim rezulton edhe tatimi tjetër pjesë e paketës së fundit fiskale, ai mbi të ardhurat personale, ku të ardhurat janë në masën 97% të planit. Të dhënat e buletinit fiskal janë akoma më negative në krahun e shpenzimeve. Për nëntë muajt e vitit, qeveria ka dështuar të ndjekë planin e realizimit të investimeve publike dhe pagesave të prapambetura ndaj bizneseve. Vlera e investimeve për 9-mujorin ishte më pak se 30 miliardë lekë, nga afro 45 miliardë lekë të planifikuara. Ndërsa detyrimet e parapmbetura janë shlyer në vlerën e afro 26 miliardë lekëve, 74% e shumës që duhet të ishte shlyer deri në fund të Shtatorit. Mosrealizimi lidhet tërësisht me shlyerjen e detyrimeve për infrastrukturën, ku janë paguar vetëm 8.5 miliardë lekë ose gjysma e asaj që ishte programuar. Ky mosrealizim duket se lidhet me vonesat në përfitimin e huave afatgjata nga Fondi Monetar ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sipas buletinit fiskal paraprak, deri në fund të Shtatorit qeveria shqiptare ka siguruar vetëm 66% të shumës së planifikuar, çka mbështet supozimet për vonesa në disbursimin e këtyre financimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button