Ekonomia

Investitorët kapërcejnë Shqipërinë vërshojnë në Maqedoni

investimePa det dhe pa porte, një vend me siguri të ulët për shkak të konflikteve permanente etnike, Maqedonia është bërë oaz i investitorëve të huaj.

Maqedonia nuk ka burime të pasura nafte dhe nuk ka nëntokë plot me minerale, nuk ka det për të zhvilluar biznesin e Turizmit, siç i kemi ne dhe nuk ka popullsi të madhe që të zhvillojë konsumin. Edhe në reklamën e saj për investimet e huaja publikuar para pak kohësh në The Economist, Maqedonia reklamonte daljen në det përmes Portit të Durrësit. Pavarësisht, shteti fqinj ia ka dalë të marrë investitorë që nga Amerika e largët, Italia etj.

Kryeministri Maqedonas, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë. njoftoi se, bisedimet me katër kompani të mëdha janë duke përfunduar dhe shumë të tjera janë të gatshme të nisin punën.

Termocentrali i ri i kompanisë italiane Diatek filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona. Shumë shpejt kompania gjermane ‘Makkard’ do të fillojë të operojë në Veles dhe do të punësojë 600 persona, ndërkohë që marka amerikane ‘Key Safety Systems’ në tetor do të nisë punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, ku pritet të krijojë 1000 vende pune, tha Gruevcki.

“Marrëveshjet për fabrikën e re të një kompanie globale amerikane që kam shpallur kohët e fundit janë finalizuar, kompania me bazë në Amerikë dhe që planifikon të hapë objekt në Strumicë dhe të krijojë 1500 vende të reja pune. Për më tepër, kam njoftuar kohët e fundit hyrjen e ‘Lear Corporation’ të SHBA-së me rreth 3.000 njerëz në Tetovë”, tha ai.

Gruevski theksoi se ministri Bill Pavlevski po punon me një kompani shumëkombëshe në industrinë ushqimore që është e gatshme të rifillojë veprimtarinë në disa objekte në industrinë ushqimore dhe të punësojë disa qindra persona, ndërsa ministri Visar Fida po përfundon bisedimet me kompaninë zvicerane të programeve kompjuterike që do të nisë të operojë me 80 inxhinierë IT, si dhe një tjetër kompani zvicerane për të filluar ndërtimin e fabrikës së tyre për panele diellore në Shkup.

Drejtori i Zonave Zhvillimore Iindustriale Teknologjike, Viktor Mizo, është në përfundim të bisedimeve me një kompani amerikane nga industria e automobilave që duhet të fillojë aktivitetin në fillim të vitit 2016 në zonën e Shkupit me planet për të punësuar më shumë se 500 njerëz, dhe jo më vonë se muaji i ardhshëm ‘Austrian Teksport’ duhet të fillojë të operojë në Vinicë në fabrikën e tyre të re, ku do të punësojë mbi 200 persona, tha ai.

Ai tha se nuk është e rastësishme që FMN-ja në raportin e saj të fundit parashikon 30.000 vende të reja pune nga investimet e Huaja Direkte në vend.

Po Shqipëria

Ndërsa qeveria shqiptare ka zgjedhur të jetë skeptikë në publikimin e emrave të investitorëve të huaj që interesohen për Shqipërinë. Ministri Ahmetaj dhe Kryeministri Rama në daljet e tyre publike megjithë këmbënguljen e gazetarëve kanë “refuzuar’ të japin emra investitorësh. Deri më tani investimi më i bujshëm i anoncuar nga Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj është aktiviteti i kompanisë automotive gjermane, Forschner me 75 të punësuar, që Ahmetaj e vizitoi tre ditë më parë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button