☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.39 ▲0.75%
ARI 4,012 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,146 ▲ +0.98% ETH $1,899 ▲ +1.84% XRP $1.1148 ▲ +1.6% SOL $77.6300 ▲ +2.17%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.39 ▲0.75 % ARI 4,012 ▼0.17 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.39 ▲0.75 % ARI 4,012 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Boterori

Inzaghi propozon reduktimin e Serie A dhe ndryshimin e fokusit te akademitë

Simone Inzaghi thotë se është i kënaqur me përvojën e tij në Arabinë Saudite, ku ka ende një vit kontratë me Al Hilal. Ai shprehet se largimi nga Italia i ka dhënë mundësi të zhvillohet profesionalisht dhe si njeri, dhe për momentin nuk po mendon për oferta nga klube italiane apo postin e përfaqësueses.

Sipas telesport, pas mungesës së tretë radhazi të Italisë në Botëror Inzaghi paralajmëroi se nuk duhet të nënvleftësohen problemet dhe se ndryshimi duhet të nisë nga mentaliteti brenda akademive të të rinjve. Ai theksoi se futbolli duhet të kërkojë rezultate përmes guximit dhe lojës tërheqëse, jo thjesht duke synuar fitoren me çdo kusht, dhe vuri theksin te rëndësia e trajnerëve të rinj që të mësojnë teknikë më shumë se taktika sterile.

Për të përmirësuar nivelin e futbollit italian, Inzaghi propozoi ndryshime strukturore, përfshirë reduktimin e formatit të Serie A. Ai pranoi se vendime të tilla mund të jenë të dhimbshme në fillim, por sipas tij do të japin fryte pas disa vitesh pune dhe planifikimi.

Duke folur për eksperiencën e tij te Interi, Inzaghi përgëzoi Stefano Chivun për rezultatet dhe tha se zgjidhja pas largimit të tij ishte e drejtë. Ai gjithashtu mbrojti Di Marcon dhe Zielinskin, duke theksuar se i kishte kërkuar vetë në ekip dhe se problemet që ata përjetuan lidhen kryesisht me keqkuptime dhe dëmtime, raporton telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.