Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia i shpërndan me topa uji dhe gaz! (FOTO
Rikthehen tensionet te Kryeministria, në bulevardin përballë.


Protestuesit e maskuar, kryesisht të rinj dhe të mitur, kanë sulmuar me gurë, molotov dhe shashka nga distanca duke shkelur perimetrin.



Policia i ka paralajmëruar, teksa dhunës iu përgjigj me autobotet e ujit dhe shpërndarje me topa uji.


Grupet e policisë janë në gadishmëri për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të dhunës dhe mostërheqjes së të rinjve të maskuar.


Pas aksionit të Policisë që i ka rrethuar në disa zona, ata janë shpërndarë.


Protestuesit në largim drejt Sheshit Skënderbej hodhën fishekzjarre dhe shashka drejt efektivëve, teksa janë ndjekur nga autobotët dhe efektivët e tjerë.


Rreth orës 17:30 policia nisi edhe një aksion masiv për shpërndarje dhe shoqërime, duke angazhuar mjete dhe forca.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.