⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,791 ▼ -0.19% ETH $2,236 ▲ +0.06% XRP $1.1612 ▼ -2.72% SOL $89.6800 ▼ -0.92%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit të firmës koncesionare Albchrome. Bëhet fjalë për pluhurin e kapur nga sistemi i pluhur kapëseve i cili sipas një raporti të AKM rezulton të jetë shumë i dëmshëm.

Sipas dokumentave zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit mbetjet e një sasie të konsiderueshme prej 300 tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pasi vlerësohen si të domosdoshme për vërtetimin e fakteve objekt i hetimit penal”.

Duke u nisur nga natyra e sendit, prokurorët i kanë lënë në ruajtje subjektit ‘Albchrome’ shpk, i cili ka detyrimin e ruajtjes dhe paraqitjes së sendit kur t’i kërkohet nga organi procedues”.thuhet në dokumenta.

Skandali u zbulua në 28 maj kur Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulloi aktivitetin e Albchrome pasi evidentoi 318 tonë mbetje të rrezikshme të cilat depozitoheshin pa asnjë kusht sigurie.

Për këtë sasi mbetjesh kompania nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre. Më tej ishte AKM ajo që pak ditë më parë i cilësoi këto mbetje si shumë të rrezikshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.