Ekonomia

IPARD-like II mbulon deri në 65% të vlerës së investimit përmes financimit në formë granti

Skemës së granteve për zhvillimin e bujqësisë dhe agrobiznesit në vendin tonë, përveç progarmit të subvencioneve i bashkohet këtë vit edhe bashkëfinancimi nga BE dhe Qeveria Shqiptare (IPARD-like II). Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, proçedura e aplikimit për të përfituar nga grantet IPARD do të fillojnë në fund të vitit 2016. IPARD-like II me një fond prej 71 milion euro, financon deri në 65% të vlerës së investimit përmes financimit në formë granti. Për të gjithë ata agrobiznesmenë që kërkojnë të zgjerosh aktivitetin e tyre, apo fermer që kërkojnë të investojnë në agrobiznes, por dhe nëse je një i ri që ke pasion bujqësinë, duhet të dish se ekzistojnë mënyra alternative financimi që të mbulojnë deri në 65% të vlerës së investimit përmes një granti.

Një nga format e granteve alternative është Skema IPARD-like. Instrumenti për Asistencë Para-aderimit (IPA) është mjeti kryesor i përdorur nga Bashkimi Evropian për t’i siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike. Objektivi i përgjithshëm i IPA-s për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur detyrimet që lindin nga anëtarësimit në BE. IPA ka një komponent të Zhvillimit Rural (IPARD), i cili i siguron vendeve kandidate të BE-së, asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale si dhe në përgatitjen e tyre për zbatimin e politikave dhe ligjeve të BE-së.

bujMinistria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (MBZHRAU) ka përgjegjësinë e përgjithshme për përgatitjen e implementimit të IPARD-it në Shqipëri. Projekt i siguron asistencë Strukturës Operative IPARD shqiptare dhe aktorëve të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e BE-së dhe për të forcuar menaxhimin dhe kapacitetin zbatues të tyre të fondeve të ardhshme të IPARD-së. Një nga komponentët e projektit IPA është implementimi i një Skeme investuese Granti për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor bazuar në përputhjen me rregullat IPARD (IPARD-like). Skema e Grantit IPARD-like bashkë- financohet nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatohet nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR. Për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor sipas Skemës së Grantit ‘IPARD-like’ zbatohen dy masa. Masa 1: Investime në Fermat Bujqësore. Mbështet investimet në aktivitete prodhuese bujqësore në sektorët e mëposhtëm prioritarë të bujqësisë: qumështi, mishi, frutat dhe perimet duke synuar rritjen e furnizimit me produkte bujqësore të sigurta dhe të cilat prodhohen duke respektuar ambientin. Masa 2: Investime në Përpunimin dhe Tregtimin e Produkteve Bujqësore. Mbështet investimet në sektorët e mëposhtëm prioritarë të industrisë agro-ushqimore: atë të përpunimit të qumështit dhe bulmetit, të përpunimit të mishit dhe thertoret,dhe të përpunimit të frutave dhe perimeve, duke plotësuar në këtë mënyrë ndërhyrjet sipas masës 1 dhe në këtë mënyrë duke kontribuar për përmirësimin e situatës në sektorin e prodhimit bazë bujqësor. Prioritet i është dhënë garantimit të standarteve të cilësisë së produkteve edhe në dy nën-sektorë të rinj të pranueshmëm të pëpunimit ushqimor si ai i vajit, verës, si edhe në dy sektorë të rinj të përpunimit, atë të bimëve mjeksore dhe mjaltit. Buxheti i përgjithshëm paraprak i thirrjeve të Skemës së Granteve në total është 71 milion euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button