Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $62,980 ▲ +0.21% ETH $1,872 ▲ +0.48% XRP $1.0636 ▲ +0.2% SOL $72.8900 ▼ -0.3%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Produktet “Made in Albania në panairin “FOODEX JAPAN 2016”, në Japoni

aaShqipëria po merr pjesë në panairin “FOODEX JAPAN 2016”, i cili po mbahet në Tokio të Japonisë. FOODEX JAPAN është një nga panairet më të rëndësishëm të Ushqimit dhe Pijeve në Azi me një eksperiencë 40 vjeçare i cili do të mbajë hapur dyert për katër ditë me rradhë. Ky panair ka mbledhur rreth 75, 000 blerës nga vende të ndryshme të botës dhe ekspozues nga rreth 80 vende pjesëmarrëse.

Me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Jetro-s, Shqipëria merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme me 3 kompani përfaqësuese – ATC Natyral, Dhermiu Olive Oil dhe Morava,  të cilët kanë ekspozuar më së miri produktet e tyre ‘Made in Albania’. Me mbi 3700 kompani pjesëmarrës nga e gjithë bota, ky panair madhështor do të shërbejë si një mundësi e mirë për kompanitë shqiptare për të ekspozuar produktet e tyre në tregun japonez dhe atë aziatik.AIDA1 Ky panair ofron gjithashtu mundësi për partneritet midis bizneseve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare dhe mundësi për gjetjen e tregjeve të reja për eksport për produktet e tyre. Kompanive shqiptare në panair ju bë e mundur pjesëmarrja nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndihmës financiare të ofruar nga Jetro e cila është kujdesur duke mbështetur 49 ekspozues nga 25 vende në zhvillim, AIDA e cila ka vendosur në dispozicion të kompanive shqiptare fondet për pjesëmarrje dhe ambasada shqiptare në Tokio, e cila nëpërmjet kontributit të saj ka bërë të mundur pjesëmarrjen e kompanive në këtë ngjarje të rëndësishme. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve është përfaqësuar në këtë aktivitet nga drejtori ekzekutiv, Genti Beqiri dhe drejtori i departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Daniel Guçe

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.