Bota
IRAN – Rohani premton përgjigje të tmerrshme ndaj sulmit kundër paradës ushtarake
Presidenti iranian, Hassan Rohani premtoi sot një përgjigje të tmerrshme të vendit të tij pas sulmit kundër një parakalimi ushtarak ku mbetën të vrarë 29 persona në jugperëndim të Iranit.
“Përgjigja e Republikës Islamike ndaj kërcënimit më të vogël do të jetë e tmerrshme”, deklaroi Rohani, sipas një komunikate të publikuar në faqen tij zyrtare të internetit.
“Ata që mbështesin me informacione dhe propagandë këta terroristë do të përgjigjen”, thuhet në këtë komunikatë.
“Deri tani, ky sulm terrorist ka bërë 29 martirë dhe 57 të plagosur”, njoftoi Al Alam, televizioni zyrtar në gjuhë arabe duke cituar deputetin Mojtaba Zolnouri, anëtar i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare.