Bota
IRAN – Ruhani: Goditja e avionit ukrainas një gabim i pafalshëm
Presidenti iranian, Hassan Rouhani konfirmoi sot se vendi i tij shprehte keqardhjen e thellë për rrëzimin e një avioni civil ukrainas duke e cilësuar si një tragjedi të madhe dhe një gabim të pafalshmëm.
“Hetimi i brendshëm i forcave të armatosura të ushtrisë ka arritur në përfundimin se për fat të keq raketat e lëshuara gabimisht kanë shkaktuar rrëzimin e avionit ukrainas dhe vdekjen e 176 personave”, theksoi ai në Twitter duke shtuar se po kryhen hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.