Irani mburret me stok të madh pajisjesh të reja ushtarake, thotë zëdhënësi i ushtrisë
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Mohammad Akraminia, deklaroi për televizionin shtetëror se prodhimi i raketave dhe dronëve të rinj vazhdon mes luftës, duke premtuar se "pajisjet e reja mbrojtëse dhe sulmuese do të prezantohen në kohën e duhur".
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Mohammad Akraminia, deklaroi të martën për televizionin shtetëror se Irani zotëron një stok të madh pajisjesh të reja ushtarake, siç njofton Al Jazeera.
Sipas Akraminia-s, prodhimi i pajisjeve të reja mbrojtëse dhe sulmuese — përfshirë raketa dhe dronë — vazhdon pa ndërprerje edhe në mes të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. “Pajisjet e reja mbrojtëse dhe sulmuese do të prezantohen në kohën e duhur”, citohet të ketë thënë gjenerali.
Deklarata vjen ndërsa konflikti mes Iranit dhe SHBA-së vazhdon prej muajsh, me të dyja palët që kanë shkëmbyer kërcënime dhe sulme në rajon. Teherani ka paralajmëruar vazhdimisht se çdo sulm i ri do të përballet me hakmarrje.
Vëzhguesit e shohin daljen publike të zëdhënësit ushtarak si një përpjekje të Teheranit për të projektuar forcë dhe për t’i dërguar Uashingtonit e Tel Avivit mesazhin se makineria ushtarake iraniane nuk është dobësuar nga muajt e luftimeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.