SHBA – Trump miraton ekzekutimin me skuadër pushkatimi për autorin e bazës Fort Hood
UASHINGTON, 6 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka miratuar ekzekutimin me skuadër pushkatimi për Nidal Hasanin, një ish-psikiatër i ushtrisë amerikane i dënuar me vdekje në vitin 2009 për sulmin në bazën ushtarake Fort Hood, ku vrau 13 persona dhe plagosi 32 të tjerë.
Hasani u shpall fajtor nga një juri ushtarake gjatë të cilit ai hoqi dorë nga e drejta për t’u mbrojtur.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, “rekomandoi – dhe Donald Trump miratoi – dënimin me vdekje përmes skuadrës së pushkatimit të ushtrisë amerikane për terroristin e dënuar
Sekretari i Mbrojtjes do të përcaktojë kohën dhe vendin e ekzekutimit.
“Dita e llogaridhënies për Hasanin më në fund ka ardhur,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.