🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.98 ▼0.77%
ARI 4,024 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,936 ▼ -0.44% ETH $2,316 ▼ -0.54% XRP $1.3045 ▲ +1.25% SOL $100.1100 ▼ -1.25%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,024 ▼0.37 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,024 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dita e fitores u kthye në tragjedi, Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin në 24-vjetorin e vrasjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ukë Bytyçin, ish-kryetarin e Suharekës, i cili u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.

Përmes një postimi, Abdixhiku ka kujtuar se vrasja kishte ndodhur në ditën kur LDK-ja po festonte fitoren në Suharekë, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike për familjet e viktimave, qytetin dhe partinë.

“Sot, 24 vjet më pas, nderojmë Ukën, bashkëpunëtorin e Presidentit Ibrahim Rugova, themeluesin e LDK-së në Suharekë, eprorin e UÇK-së në Pashtrik, dhe kryetarin që besimin e qytetarëve e kishte fituar me punë e përkushtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Bytyçi i kishte qëndruar pranë Kosovës në kohët e saj më të vështira dhe se pas luftës kishte vazhduar t’i shërbente vendit.

Kreu i LDK-së ka vlerësuar se kujtimi për Ukë Bytyçin përbën përgjegjësi për partinë, duke kritikuar ata që, sipas tij, e harrojnë historinë dhe sakrificën e veprimtarëve.

“Për LDK-në, emri i Ukë Bytyçit është përgjegjësi. Kush harron emrin e tij, kush relativizon historinë tonë, kush tregton me sakrificën e veprimtarëve, ka harruar dhe lidhjen më të madhe shqiptare në kohë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Nuk e harrojmë. E kujtojmë, me krenari!”

Ukë Bytyçi ishte kryetar i Suharekës dhe një nga figurat e LDK-së në këtë komunë. Vrasja e tij, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin, mbetet një ngjarje e rëndë në historinë politike të pasluftës në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.