🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,278 ▲ +0.51% ETH $2,405 ▲ +0.34% XRP $1.2928 ▼ -0.09% SOL $103.3000 ▲ +0.4%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta, Ervin Salianji nxjerr detajet e forta: Drejtues të lartë të PD-së kanë ikur nga kryeqyteti

Ervin Salianji ka bërë një reagim për situatën në të cilën gjendet vendi në këto ditë kaosi, ku prej pesë ditësh kanë shpërthyer protestat e forta.

Ish deputeti i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale hedh hije dyshimi që drejtues të lartë të kësaj force politike kanë lënë kryeqytetin në këto momente kritike.

Ai thotë se Berisha duhet të largohet dhe në fund e mbyll duke shkruar se duhet ndërtuar një “Shqipëri dinjitoze”.

Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Salianji shkruan:

“Edi Rama duhet të dorëhiqet ose do shporret nga qytetarët! Por në ditët kur Shqipëria po përballet me një nga krizat më të rënda politike, opozita, fatkeqësisht, shfaqet po aq e strukur, e heshtur dhe e frikësuar sa vetë pushteti që pretendon të kundërshtojë.

Në një moment kur selia e Partisë Demokratike duhej të ishte epiqendra e rezistencës, kur çdo orë duhej të kishte konferenca shtypi, denoncime publike dhe qëndrim të palëkundur në krah të protestuesve e studentëve që raportojnë se po keqtrajtohen, opozita zgjedh heshtjen. Madje, qarkullojnë informacione se drejtues të lartë të saj janë larguar nga kryeqyteti pikërisht në këto momente kritike.

Protesta ka në shumë vende të Europës. Por tragjedia shqiptare është se qytetarët duket se nuk kanë humbur besimin vetëm te qeveria, por edhe te ata që pretendojnë të jenë alternativa e saj. Kriza shqiptare, është krize ndaj gjithë sistemit politik!

Një opozitë që i trembet zemërimit qytetar po aq sa pushteti, nuk mund të jetë shpresë për qytetarët. Një opozitë që hesht përballë padrejtësisë, që mungon kur të rinjtë dalin në rrugë për dinjitetin dhe të ardhmen e tyre, nuk është alternativë. Është pjesë e së njëjtës krizë politike dhe e të njëjtit sistem që i ka braktisur shqiptarët. Prandaj Sali Berisha sot duhet të hape krahun dhe ti japë vrull të metejshem protestes, Rama pa Berishën bie brenda javës!

Kur qytetarët nuk shohin më dallim mes pushtetit dhe opozitës, nuk kemi thjesht krizë përfaqësimi. Kemi falimentimin e një sistemi të tërë politik. Është kriza dhe falimentimi politik e moral i një klase që ka humbur të drejtën të flasë në emër të shqiptarëve.

Shqipëria ka nevojë për një alternativë të vërtetë, jo për një rotacion mes atyre që kanë humbur besimin e qytetarëve. Ka nevojë për një politikë që nuk i frikësohet protestës, por i bashkohet asaj. Nxënësit dhe studentët ja kanë dale! Të bëjmë gjithcka per ti ndihmuar! Me ta ndërtohet një Shqipëri dinjitoze!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.