🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,741 ▲0.62%
DOW 47,209 ▲0.56%
NASDAQ 22,529 ▲0.69%
NAFTA 93.34 ▲0.95%
ARI 5,022 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,469 ▲ +1.3% ETH $2,341 ▲ +2.43% XRP $1.5158 ▲ +0.38% SOL $94.5000 ▲ +1.03%
S&P 500 6,741 ▲0.62 % DOW 47,209 ▲0.56 % NASDAQ 22,529 ▲0.69 % NAFTA 93.34 ▲0.95 % ARI 5,022 ▲0.4 % S&P 500 6,741 ▲0.62 % DOW 47,209 ▲0.56 % NASDAQ 22,529 ▲0.69 % NAFTA 93.34 ▲0.95 % ARI 5,022 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Irani vazhdon bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Dëmi që regjimi iranian i shkakton ekonomisë botërore me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit është shumë i madh. Tani Irani ka njoftuar, se nuk do të heqë dorë nga ky bllokim.

Nga ana ushtarake regjimi i mullahëve në Iran është i dobët krahasuar me SHBA dhe Izraelin, por ai po përdorNgushticën e Hormuzit si armë të fuqishme. Dëmi që regjimi iranian i shkakton ekonomisë botërore është shumë i madh. Bllokada duket se do të vazhdojë

Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bllokada e Ngushticës së Hormuzit nuk mund të hiqet e pavarur nga lufta e Izraelit dhe SHBA-së kundër Republikës Islamike. Ai deklaroi se e kishte informuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për këtë, shkroi ai në shërbimin e mesazheve Telegram.

Aragchi gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë sulmet ndaj vendit të tij. Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Kalibaf, madje la të kuptohej se do të ketë kontroll të përhershëm të ngushticës. Lidhja thelbësore midis Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, jetike për eksportet globale të naftës, nuk mund të jetë më siç ishte dikur, tha Kalibaf në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror. SHBA-të dhe Izraeli kanë bërë një gabim strategjik, sipas tij.

Abbas Araghchi duke folur para mikrofonit
Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bllokada e Ngushticës së Hormuzit nuk do të hiqetFotografi: Jean Marc Ferré/MAXPPP/picture alliance

Ndërkohë forcat iraniane kanë goditur me një valë të re raketash drejt objektivave në Izrael, sipas radios shtetërore iraniane. Në Izrael u dha një alarm për raketa.

Ndërkohë ambasadori iranian në Moskë ka mohuar raportimet e mediave, se lideri suprem i zgjedhur i Republikës Islamike, Mojtaba Khamenei, është në Rusi për trajtim mjekësor, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS. Khamenei u plagos në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit të mërkurën e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.