roze
Irina Shayk shkëlqen në Paris
Ajo është një nga femrat më të dëshiruara që ka rrëmbyer zemrën e yllit të Hollivudit, Bradley Cooper.
Supermodelja 30-vjeçare, Irina Shayk, duket e mrekullueshme teksa shfaqet në sfilatën e Versaces në Paris me një fustan të zi elegant.
Modelja ruse me një make up shumë natyral dhe fustanin e zi, me ecjen e saj në sfilatë, mahniti të gjithë të pranishmit.
Edhe fotot e prapaskenës tregojnë një modele të devotshme në punën e saj, e më pas argëtimi me mikeshat, gjithashtu modele të sfilatës së emrit të njohur të modës.