Bota
Irlanda mirëpret vendimin e “TikTok”-ut për të vendosur aty qendrën europiane të të dhënave
Irlanda e ka mirëpritur vendimin e aplikacionit kinez të videove të shkurtra “TikTok” për të vendosur qendrën e vet të parë të të dhënave në këtë vend.
Një zyrtar i lartë irlandez i tha këto në llogarinë zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit Industrial në “Twitter”, duke vënë në dukje se vendimi pasqyron rëndësinë e Irlandës në operacionet globale të “TikTok”-ut
“TikTok”-u thotë se investimi në Irlandë do të arrijë në rreth 500 milionë dollarë, duke shtuar se qendra e të dhënave pritet të hyjë në përdorim në fillim të vitit 2022 dhe se të dhënat e përdoruesve europianë do të ruhen aty.