☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,044 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -1.53% ETH $2,325 ▼ -1.75% XRP $1.2925 ▼ -2.63% SOL $100.4000 ▼ -2.46%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,044 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ironia e Guardiolës: Ibra ka të drejtë, jam xheloz për Haaland

Pep Guardiola përdor ironinë për t’iu përgjigjur Zlatan Ibrahimovic, pas fjalëve të suedezit për Erling Haaland (“Varet nga egoja e Guardiolës: nëse ai e lë të bëhet më i madh se ai, ose jo. Pse nuk më lejoi të përmirësohem? Me mua, ashtu si me të tjerët, sepse nuk më ka ndodhur vetëm mua, por shumë të tjerëve”). “Ibrahimovic ka të drejtë, ai ka absolutisht të drejtë. Në këtë klub, në këtë ekip, egoja ime është mbi çdo person tjetër, çdo lojtar – u përgjigj me ironi menaxheri i Manchester City – Nuk më pëlqen kur Erling shënon tre gola dhe i gjithë fokusi është tek ai. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, jam shumë xheloz. Unë i thashë, ‘Erling, të lutem ndalo së shënuari, përndryshe gazetat nuk do të flasin për mua, dhe vetëm për mua’. Ai ka të drejtë,  më njeh në mënyrë të përsosur. Tani ai mund të shkruajë një libër tjetër. Egoja ime është e madhe”.

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Guardiolës dhe Ibrahimovic janë çdo gjë tjetër veçse idilike. I gjithë faji është i një sezoni në të cilin ata kaluan në 2009-2010, Pep si trajner i Barcelonës dhe suedez si flamurtari i sezonit të transferimit të Joan Laporta. Guardiola ishte një teknik i ri në zhvillim, ndërsa Ibra ishte në kulmin e karrierës së tij. Shkëndija mes të dyve nuk ra asnjëherë, në atë ekip legjendar ylli i padiskutueshëm ishte Leo Messi i cili me golat dhe magjinë e tij la në hije shokun e atëhershëm të skuadrës.

Ibrahimovic ndihet i pakonkurrueshëm tani që është mbi 40 vjeç dhe imagjinoni në kohën kur ai ishte në kulmin e tij. Përplasja mes të dyve çoi në shitjen e lojtarit vitin e ardhshëm, i cili u kthye në Itali për të veshur fanellën e Milanit. Një ndarje që nuk e ndali “luftën”, me Ibrën që që atëherë nuk humbet asnjë rast për të ngacmuar dhe hedhur shigjeta ndaj ish-trajnerit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.