Ish-drejtori i Arkivit: U sakrifikova nga të fortët, sot jam i papunë
sh-drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Gjet Ndoji ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook ku flet për largimin nga puna pak kohë më parë, për t’i hapur rrugën një drejtuesi të PDIU-së.
Ndërsa flet për punën e tij në krye të këtij institucioni, në fund Ndoji thotë se ai u sakrifikua nga të fortët në emër të ekuilibrave të reja politike në vend.
“Si perfundim, ne kulmin e nje procesi ku sapo kishim nisur te merrnim produktin e nje pune te Madhe ( pa as me te voglen mbeshtetje nga Qeveria Shqiptare…., befas largohem nga kjo detyre duke u sakrifikuar nga te FORTET, ne emer te ekujlibrave te reja politike. Jo vetem largohem, por sdihet fati i karrieres dhe veprimtarise time ne te ardhmen…. Më zhgenjyes eshte fakti se ne kete vend nuk i shkon kujt ndermend te vleresohet puna dhe mirëqeverisja. Ky nuk eshte problemi i nje njeriu qe ngeli pa pune mes halleve qe gjithesesi jane te tijat, por mendoj se eshte nje problem qe prek interesin qeverises dhe ate publik….”, përfunfon Ndoji reagimin e tij.
Pas largimit të tij Rama emëroi si drejtori të Arkivit, Ardit Bidon nga PDIU-ja.