☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,341 ▲ +0.02% ETH $2,061 ▲ +0.24% XRP $1.3015 ▼ -1.02% SOL $79.8400 ▼ -1.32%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ish-kryeadministratori i OKB-së, Kouchner: Kosova, histori suksesi

Për ish-kryeadministratorin e OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, Gjykata speciale për Krimet e supozuara të Luftës nuk e dëmton imazhin e vendit. Duke folur në një intervistë pas marrjes së titullit “Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës, ish-ministri i Jashtëm francez tregon sesi e sheh Kosovën pas 17 vitesh.
“A e dini se, për krimet e Luftës së Dytë Botërore në vendin tim nuk është vendosur ende, edhe 70 vite pas luftës?! Ndaj, edhe për Kosovën  nuk është një situatë e përkryer. Por, nëse historianët apo gjykatësit do të qartësojnë më shumë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës, kjo është një gjë e mirë. Thashë që kjo nuk është një situatë e përkryer, mrekullitë nuk zbresin nga qielli. Përgjithësisht OKB-ja nuk mburret me histori suksesi, por Kosova ishte një e tillë”, tha Bernard Kouchner.
Kouchner mbahet mend për deklaratat e tij të forta, kundër dyshimeve për trafik organesh në Kosovë gjatë luftës. Pavarësisht krizave politike nga shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ish-shefi i UNMIK-ut vazhdon të mendojë se Kosova ishte shembull i zgjidhjes së konflikteve midis popujve.
“Unë vendosa mundësinë e paqes dhe kjo është një kohë paqeje. Sigurisht ka tensione, ka në Mitrovicë në urën e Ibrit, por nuk mund të shkatërrosh që të shpëtosh nga urrejtja. Kjo kërkon kohë, një, dy apo 3 breza. Më vjen keq, por e kam parë këtë kudo në botë. Lufta është e tmerrshme. Vuajtjet po ashtu. Ndaj është më mirë të luftosh për paqen, sesa për luftën. Unë them që Kosova është përmirësuar. Serbët vizitojnë manastiret. Nuk është e lehtë, por është e mundur. Po e shohim ç’po ndodh në Lindjen e Mesme. Ndaj Kosova ishte shembulli i zgjidhjes më të mirë”, deklaroi më tej Kouchner.
Edhe pse nuk hyn në detaje mbi çështje të brendshme të politikës së ditës në Tiranë e Prishtinë, Kouchner thotë se progresi është i dukshëm. Ndërsa nga koha, kur Kosova e sapodalë nga lufta i besonte të ardhmen, duket se Kouchnerit i ka mbetur vetëm një dëshirë.
“Mbaj mend që kosovarët nuk më kanë ftuar ndonjëherë për darkë në shtëpitë e tyre (qesh)”, tha ish-ministri i Jashtëm francez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.