🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,858 ▲ +0.21% ETH $2,237 ▲ +0.61% XRP $1.1618 ▼ -1.98% SOL $89.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
La Liga

Ish-lojtari i Real Madridit sulmon Simeonen: Sjellja e tij ishte e papranueshme, e turpshme

Steve McManaman, ish-lojtar i Real Madridit, u tregua shumë kritik ndaj sjelljes së Diego Simeones gjatë ndeshjes që Atletico Madridi dhe Arsenali e mbyllën 1-1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

“Mendoj se sjellja e Diego Simeones dhe stafit të tij kur arbitri po përpiqej t’i afrohej monitorit ishte e papranueshme”, – deklaroi ish-lojtari i Liverpool-it në “TNT Sports”, duke iu referuar protestave të Atleticos ndërsa arbitri Danny Makkelie, pas sinjalizimit të VAR-it, po rishikonte penalltinë e pretenduar të Hancko ndaj Eze, e cila më pas u anulua.

Makkelie kaloi 45 sekonda duke analizuar 13 përsëritje përpara se të arrinte në përfundimin se nuk kishte kontakt nga Hancko ndaj Eze. McManaman denoncoi “presionin e vazhdueshëm ndaj arbitrit të katërt” nga lojtarët e Atleticos: “Pasi e jep penallti dhe ka kontakt, nuk është një gabim i qartë dhe i dukshëm. Nuk duhet të kthehesh pas dhe ta gjykosh sërish… Përsëri po flasim për VAR-in. E urrej, e urrej, e urrej. E shkatërron lojën”.

Ish-futbollisti shtoi: “Jam i sigurt që nëse do të ishte në zonën tjetër, Simeone do të kërkonte penallti në mënyrë të pakontrolluar. Sjellja e tij është absolutisht e turpshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.