⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 89.05 ▼3.83%
ARI 4,207 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,605 ▲ +0.1% ETH $2,692 ▲ +0.43% XRP $1.4985 ▲ +0.48% SOL $119.0600 ▲ +0.14%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.05 ▼3.83 % ARI 4,207 ▲0.92 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.05 ▼3.83 % ARI 4,207 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shk

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH 24, ka deklaruar se historia politike e Shqipërisë moderne në katër-pesë vitet e fundit mund të shkruhet edhe nëpërmjet kronikës së zezë.

“Në fakt, historia politike e Shqipërisë moderne në këto katër-pesë vjetët e fundit mund të shkruhet edhe nëpërmjet kronikës së zezë. Pra, kronika e zezë. Në qoftë se shikojmë se çfarë ka ndodhur me SPAK-un dhe njerëzit që ai ka goditur, do të ishte në të njëjtën kohë dhe kronika politike,” tha Vangjeli.

Sipas tij, politika shqiptare, e mësuar të ishte ajo që jepte ritmin, tani po ndjek një drejtësi që nuk dihet se ku do të godasë.

“Të mësuar që politika ishte daja që jepte ritmin e valles. Tani politika është duke vajtur pas një shkopi që nuk dihet se ku do godasë. Herë majtas, herë djathtas. Po tani, në këtë lloj epilogu kohor, duket se po godet shumë majtas,” theksoi ai.

Vangjeli vuri në dukje se, ndryshe nga sa do të duhej në një vend normal, kronika politike në Shqipëri shkruhet për fat të keq përmes kronikës së zezë. Kjo, sipas tij, tregon pulsin e tronditur të shoqërisë dhe të klasës politike.

“Kjo tregon që ka vendi realisht, që ka shoqëria realisht, pulsin e tronditur të të gjithë shoqërisë dhe natyrisht edhe të klasës politike, e cila tashmë ka pësuar atë fatin që zakonisht e uron dobësia: momentin kur preja lutet dhe lutet që të ndërrojë vendet me gjahtarin. Kjo lojë që gjahtari të provojë se çfarë ndjen preja. Ky është raporti mes politikës dhe drejtësisë, dhe drejtësisë që duket se do të jetë një vijimësi e gjatë për shkak të historikut dhe ngjarjeve,” përfundoi Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.