BERLIN – Merz: Rusia ende nuk është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën
BERLIN, 29 shtator /ATSH – AA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklarua se Rusia aktualisht nuk është e interesuar të hyjë në negociata me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës,.
“Ne po bëjmë përpjekje të gjera diplomatike. Një prej tyre ishte vizita e kryediplomatit gjerman në New York dhe takimi i tij me kryediplomatin rus. Vlerësimi përfundimtar i Rusisë për atë takim ka treguar se Rusia, me sa duket, nuk është aspak e interesuar për bisedime serioze në këtë moment”, tha Merz në një konferencë për media në Berlin me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.
Kancelari gjerman i bëri sërish thirrje Rusisë që të rikthehet në tryezën e negociatave.
Ndërkohë, Merz u zotua për “vazhdimin e mbështetjes së Gjermanisë për Ukrainën, jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”. Ai përsëriti se Rusia “nuk do ta fitojë këtë luftë”.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të takohej me presidentin rus Vladimir Putin në samitin e ardhshëm të G20-s në SHBA, Merz iu shmang përgjigjes.
Gjermania ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë të Ukrainës në Evropë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në vitin 2022.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.