Ishte në listën e Ramës me precedentë penalë, studenti i Mjekësisë: Jam me të gjitha 10-ta
Studentët e Mjekësisë dhe mjekët specializantë u mblodhën të premte në protestë, në ditën e 11-të të bojkotit të zhvilluar në universitete.
Në një deklaratë për mediat para Kryeministrisë, njëri nga studentët përgënjeshtroi kryeministrin Edi Rama i cili më herët publikoi një listë, me emra dhe fytyrë, të protestuesve sipas tij me precedentë të theksuar kriminalë, mes të cilëve rezultonte edhe ai vetë.
“Kryeministri ka dalë sot dhe më ka akuzuar mua për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i mjekësisë, ja shikojeni me foto të gjithë. Gjithashtu, duke qenë se na ka quajtur organizatë ANTIFA, neokomunista dua të tregoj edhe të gjitha nota që kam marrë, me të gjitha 10. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.