🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.25 ▲1.79%
ARI 4,040 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,656 ▼ -0.4% ETH $2,398 ▼ -0.27% XRP $1.3189 ▼ -0.79% SOL $104.1000 ▼ -0.5%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.25 ▲1.79 % ARI 4,040 ▼0.5 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.25 ▲1.79 % ARI 4,040 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Milano dhe Monza Brianza, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia, ka shkatërruar një “bankë të fshehur” klandestine në shërbim të krimit të organizuar, ku mes të arrestuarve figurojnë edhe shtetas shqiptarë.

Aksioni i shtrirë në disa rajone të Italisë dhe në Zvicër ka çuar në ekzekutimin e 30 masave të sigurisë (16 në burg dhe të tjerët në arrest shtëpie), si dhe në sekuestrimin e aseteve luksoze, anijeve, orëve, llogarive bankare dhe kriptomonedhave me vlerë mbi 21 milionë euro. Hetimet zbuluan një skemë me më shumë se 110 milionë euro fatura të falsifikuara dhe 68 milionë euro të pastruara në nivel ndërkombëtar.

“Banka e fshehur u ofronte klientëve të saj, kryesisht trafikantë droge dhe biznesmenë që i shmangeshin taksave, të gjitha shërbimet e një institucioni financiar klandestin për të lëvizur fonde jashtë çdo kanali zyrtar”, bën me dije prokuroria italiane.

Nga hetimet rezultoi se qendra e grupit operonte në zonën e Peros nën mbulesën e një kompanie për me qira makinash, e lidhur ngushtë me eksponentë të ‘Ndrangheta-s, Camorra-s dhe mafias së Foggias. Përmes një rrjeti kompanish fiktive, organizata lëshonte fatura për transaksione joekzistente, ndërsa paratë e akumuluara transferoheshin në llogari jashtë vendit apo konvertoheshin në kriptovaluta të vështira për t’u gjurmuar në Lugano të Zvicrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.